Foto nga VCG

Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore të Kinës dha miratimin për marketing për një “zemër artificiale” të zhvilluar në vend, në rastet e dështimit të rëndë të zemrës.

Bëhet fjalë për një pajisje ndihmëse të implantueshme të ventrikulit të majtë, e drejtuar nga ferrofluidet, bëri të ditur Spitali Ndërkombëtar Kardiovaskular TEDA me bazë në komunën Tianjin të Kinës veriore, citon “Xinhua”.

Ajo u zhvillua nga spitali dhe “China Academy of Launch Vehicle Technology”, të cilët kanë bashkëpunuar për të kryer kërkime mbi pajisjen ndihmëse ventrikulare të gjeneratës së tretë në Kinë që nga viti 2009.

Raporti Vjetor mbi Shëndetin dhe Sëmundjet Kardiovaskulare në Kinë (2021), i publikuar në fund të qershorit, vlerësoi se rreth 8.9 milionë pacientë në Kinë vuajnë nga dështimi i zemrës.

Nga shtatori 2020 deri në gusht 2021, Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore miratoi 68 pajisje mjekësore në kuadër të aspektit novator të të vlerësimit të pajisjeve mjekësore, duke përfshirë 58 që kishin origjinën në Kinë, thuhet në raport. (Irma)