Foto nga VCG

Konsumi i energjisë elektrike në Kinë, një matës kyç i aktivitetit ekonomik, regjistroi rritje të qëndrueshme në gjashtë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare të publikuara nga Administrata Kombëtare e Energjisë, citon “Xinhua”.

Në raport thuhet se përdorimi total i energjisë në vend u rrit me 2.9 për qind nga viti në vit në periudhën janar-qershor në 4.1 trilionë kilovat/orë.

Energjia e konsumuar nga industria parësore u rrit me 10.3 për qind nga viti në vit dhe energjia e përdorur nga industria dytësore dhe terciare u rrit përkatësisht me 1.3 për qind dhe 3.1 për qind.

Konsumi i energjisë nga banorët u rrit me 9.6 për qind nga viti në vit. Vetëm në qershor, konsumi i energjisë u regjistrua në 745.1 miliardë kilovat/orë, një rritje prej 4.7 për qind nga një vit më parë.

Energjia elektrike e përdorur në sektorin primar u rrit me 12.4 për qind dhe energjia elektrike e përdorur në sektorin dytësor dhe terciar u rrit përkatësisht me 0.8 për qind dhe 10.1 për qind. (Irma)