foto/Xinhua

foto/Xinhua

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping ka theksuar gjatë një inspektimi në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore përpjekjet për ta bërë Korpusin e Prodhimit dhe të Ndërtimit të Xinjiang-ut më të fortë dhe më të begatë.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Duke folur me zyrtarët dhe punonjësit e këtij Korpusi gjatë vizitës të mërkurën pasdite në qytetin Shihezi, Xi tha se ishte i kënaqur për përparimin e madh të bërë nga Korpusi në fushën e reformës dhe zhvillimit, duke shtuar se edhe vetë zyrtarët dhe punonjësit e Korpusit duhet të jenë gjithashtu krenarë.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Ai e quajti statusin strategjik të Korpusit të Prodhimit e të Ndërtimit të Xinjiang-ut "të pazëvendësueshëm" dhe shprehu shpresën se zyrtarët dhe punonjësit do ta çojnë përpara frymën e Korpusit, do të vazhdojnë të punojnë shumë, do të përshpejtojnë reformat dhe do të bëjnë përpjekje këmbëngulëse për ta bërë Korpusin e Prodhimit e të Ndërtimit të Xinjiang-ut më të fortë e më të begatë.