Foto/CFP Parku ligatinor “Xinglonghu” në qytetin Chengdu në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.

Foto/CFP Parku ligatinor “Xinglonghu” në qytetin Chengdu në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.

Kina do të inkurajojë që më shumë lagje banimi të kenë lëshim të ulët të karbonit, si pjesë e përpjekjeve për të përmbushur objektivat e saj klimatike.

Deri në vitin 2030, rreth 60 për qind e lagjeve të qyteteve pritet të bëhen "lagje të gjelbra", me shërbime më të përshtatshme e të afërta, që mund të sigurohen duke ecur më këmbë, sipas një plani qeveritar të shpallur të mërkurën nga Ministria e Strehimit dhe e Zhvillimit Urban-Rural dhe organi më i lartë i planifikimit ekonomik i Kinës.

Banorët e këtyre lagjeve pritet të përdorin më shumë pajisje shtëpiake me konsum të ulët të energjisë dhe më pak produkte njëpërdorimëshe, të kursejnë energjinë elektrike në jetën e përditshme dhe të shfrytëzojnë automjetet me energji të re, thuhet në plan.

Deri më 2025, të gjitha ndërtesat e reja në qytetet kineze do të ngrihen në përputhje me standardet e ndërtimit të gjelbër.

Sipas planit, me përpjekje të përbashkëta, lëshimet e karbonit nga zonat e ndërtimit urbane dhe rurale mund të arrijnë kulmin brenda vitit 2030.

Kina ka njoftuar se do të përpiqet të arrijë kulmin e lëshimit të dioksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe asnjanësimin e karbonit brenda 2060-s. (Artan)