Foto: VCG
Pekini do të rifillojë ngjarjet sportive në terren, sipas Zyrës Komunale të Sporteve të Pekinit. Rrethet administrative të qytetit me rrezik të ulët të Covid-19 do të lejohen të zhvillojnë ngjarje sportive me më pak se 1000 njerëz (përfshirë stafin dhe spektatorët).
Për ngjarjet sportive me më shumë se 1000 njerëz, organizatorët duhet të raportojnë në qeveri për vlerësim dhe leje, përcjell “Xinhua”.
Ngjarje sportive nuk do të zhvillohen në rrethet e qytetit me zona me rrezik të mesëm dhe të lartë Covid-19. Dhe njerëzit nga zonat me rrezik të mesëm dhe të lartë pa kode të vlefshme shëndetësore dhe kode udhëtimi nuk do të lejohen të marrin pjesë në ngjarje sportive në terren.
Masat bazë të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë janë të nevojshme për çdo ngjarje në vend. Organizatorëve u kërkohet të zbulojnë informacionin bazë 30 ditë përpara. (Elona)