Foto: VCG

Foto: VCG

Rregullatori kryesor i bankave dhe sigurimeve të Kinës publikoi të hënën një qarkore, duke kërkuar përpjekje për të vazhduar rritjen e shpejtë të kredive afatmesme dhe afatgjata për sektorin e prodhimit.

Institucionet bankare dhe të sigurimeve duhet të optimizojnë shpërndarjen e burimeve dhe të përmirësojnë shërbimet për të mbështetur sektorin e prodhimit, thuhet në qarkoren e lëshuar nga Komisioni Rregullator i Bankave dhe Sigurimeve të Kinës, përcjell “Xinhua”.

Në qarkore thuhet se bankat duhet të ofrojnë mbështetjen financiare për shërbime në fusha kyçe, të tilla si prodhimi i avancuar, industritë strategjike në zhvillim dhe transformimi dhe përmirësimi i industrive tradicionale.

Bankave u kërkohet gjithashtu të fokusohen në hallkat e dobëta në industrinë e prodhimit dhe të zbatojnë mirë politikat aktuale të mbështetjes financiare duke zgjatur pagesat e shtyra të kredisë për bizneset dhe kompanitë më të vogla të goditura rëndë nga pandemia.

Qarkorja theksoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit gjithëpërfshirës të rrezikut në institucionet bankare dhe të sigurimeve, duke u kërkuar bankave të merren më mirë me kreditë me probleme për kompanitë prodhuese dhe firmat e sigurimit të përmirësojnë menaxhimin e rrezikut të aftësisë paguese. (Elona)