Foto: VCG

Foto: VCG

Eksportet e makinave të Kinës ruajtën vrullin e rritjes muajin e kaluar, duke arritur një nivel rekord dhe duke u rritur me 57.4 për qind nga viti në vit, treguan të dhënat e industrisë.

Në qershor, kompanitë e automobilave eksportuan gjithsej 249.000 automjete, duke u rritur me 1.8 për qind nga një muaj më parë, sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automobilave, citon “Xinhua”.

Rreth 198.000 makina pasagjerësh u eksportuan muajin e kaluar, duke u rritur me 65.6 për qind nga një vit më parë, dhe eksportet e automjeteve komerciale qëndruan në 51.000 njësi, një rritje prej 32.4 për qind, bëri të ditur shoqata.

Në gjysmën e parë të vitit, eksportet e makinave të Kinës u rritën 47.1 për qind nga viti në vit në afro 1.22 milionë njësi.

Eksportet e automjeteve me energji të re arritën në 202.000 njësi në gjashtë muajt e parë, duke u rritur me 130 për qind. (Elona)