Foto: VCG

Foto: VCG

Një ekip kërkimor kinez ka identifikuar origjinën, evolucionin dhe përhapjen e virusit H5N1, i cili ka shkaktuar shpërthime të gripit të shpendëve në mbarë botën.

Hulumtimi, i kryer nga Instituti i Kërkimeve Veterinare Harbin nën Akademinë Kineze të Shkencave Bujqësore, u botua së fundmi në revistën “Emerging Microbes & Infections”.

Studimi zbuloi se virusi aktual qarkullues H5N1 u shfaq në Holandë në tetor 2020 si një rikombinim i virusit të gripit të shpendëve H5N8 me nëntipe si H1N1 dhe H3N8, bën të ditur “Xinhua”.

Virusi H5N1 është përgjegjës për humbjen e mbi 70 milionë shpendëve në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Veriut që nga tetori i vitit 2020, tha Chen Hualan nga Instituti i Kërkimeve Veterinare në Harbin, i cili drejtoi ekipin hulumtues.

Studiuesit kryen një analizë të detajuar filogjenike të 233 shtameve përfaqësuese të H5N1 që u izoluan nga 28 vende dhe zbuluan se virusi ka hasur në shkëmbim të komplikuar të gjeneve me viruse të ndryshëm që qarkullojnë te shpendët e egër dhe ka formuar 16 gjenotipe që nga shfaqja e tij. (Elona)