Foto: VCG

Foto: VCG

Kina filloi të kërkojë sugjerime për një emër kinez për sondën e saj të parë diellore, Observatori Diellor i Avancuar i bazuar në Hapësirë (ASO-S), sipas Qendrës Kombëtare të Shkencave Hapësinore të Akademisë Kineze të Shkencave.

Sateliti është planifikuar të lëshohet në hapësirë këtë tetor. Midis 11 dhe 24 korrikut, përdoruesit e rrjetit ftohen të sugjerojnë një emër për sondën që pasqyron funksionin e saj, duke sugjeruar gjithashtu frymën kineze të eksplorimit shkencor dhe vetëbesimit kulturor, bën të ditur “Xinhua”.

Sateliti, i cili ka një jetëgjatësi katërvjeçare, do të kryejë vëzhgime mbi fushën magnetike diellore dhe ndezjet diellore për të mbështetur parashikimin e motit katastrofik të hapësirës.

Pas hyrjes në orbitë, sateliti do të gjenerojë rreth 500 GB të dhëna çdo ditë, të gjitha këto do të jenë të disponueshme për përdoruesit në mbarë botën. (Elona)