Foto: VCG

Foto: VCG

Kina ndau të hënën një paradhënie prej 270 milionë juanësh (40.32 milionë dollarë amerikanë) nga fondet e saj qendrore të ndihmës ndaj fatkeqësive natyrore për të ndihmuar qeveritë lokale me punën për kontrollin e përmbytjeve dhe thatësirës.

Mjetet emergjente janë ndarë nga Ministria e Financave dhe Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, thuhet në faqen e tyre të internetit, citon “Xinhua”.

Rreth 200 milionë juanë u caktuan për gjashtë rajone të nivelit provincial, duke përfshirë Liaoning, Jilin, Guangdong, Guangxi, Hainan dhe Yunnan për t'i mbështetur ata gjatë kërkimit, shpëtimit dhe zhvendosjes së të prekurve dhe për të ndihmuar me trajtimin emergjent, zbulimin sekondar të fatkeqësive dhe riparimin e shtëpive të dëmtuara, tha ministria.

70 milionë juanët e mbetur iu ndanë provincës Gansu, Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme dhe provincës Shaanxi për të ndihmuar në zgjidhjen e mungesës së ujit. (Elona)