Foto: VCG<br>

Foto: VCG

Kina do të nisë një fushatë pesëvjeçare për të ndihmuar më shumë se 10.000 ndërmarrje të arrijnë zhvillim me cilësi të lartë në partneritet me mbi 1000 universitete dhe kolegje, sipas një qarkoreje të publikuar bashkërisht nga Ministria e Arsimit, Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale.

Duke u fokusuar në nevojat e strategjive kombëtare dhe çështjeve të përbashkëta me të cilat përballet zhvillimi industrial, qarkorja ka bërë thirrje për përpjekje për të ndërtuar rreth 30 platforma të reja të ngarkuara me arritjen e përparimeve të mëdha në teknologjitë kryesore në fushat kyçe, si dhe një numër qendrash kërkimore inxhinierike, bën të ditur “Xinhua”.

Në qarkore përshkruhen përpjekjet për të mbështetur universitetet dhe ndërmarrjet në eksplorimin e mekanizmave dhe modeleve të reja të inovacionit bashkëpunues dhe për të përmirësuar një strukturë të pronësisë intelektuale të orientuar nga tregu, të drejtuar nga kërkesa e ndërmarrjeve.

Qarkorja specifikon gjithashtu një sërë detyrash kryesore, të tilla si bërja e përparimeve të mëdha teknologjike dhe përzgjedhja e talenteve të universiteteve dhe kolegjeve për të mbështetur ndërmarrjet. Lokalitetet në të gjithë vendin duhet të formulojnë së bashku politika dhe masa në dritën e zhvillimit industrial rajonal dhe të nisin proceduarat e binjakëzimit midis universiteteve dhe ndërmarrjeve, sipas qarkores. (Elona)