foto/VCG

foto/VCG

Kina ka publikuar një plan që përshkruan objektivat kryesorë për një rrjet kombëtar rrugor, si pjesë e përpjekjeve për një sistem ekonomik modern, me një strukturë të përmirësuar të transportit ndërzonal dhe rritje të kapacitetit të trafikut.

Deri në vitin 2035, Kina synon të ndërtojë në thelb një rrjet kombëtar rrugor modern të gjerë, plotësisht funksional, të efektshëm, të gjelbër, inteligjent dhe të sigurt, sipas një qarkoreje nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit e i Reformës dhe Ministria e Transportit.

Plani i ri përfshin rrugë kombëtare me një gjatësi të përgjithshme rreth 461 000 km, të përbëra nga 162 000 km superstrada dhe 299 000 km autostrada.

Kina do të përpiqet të formojë një model të rrjetit rrugor me shumë qendra dhe të lehtësojë më tej funksionimin e një rrjeti transporti që lidh provincat, grupet e qyteteve dhe kontetë. (Artan)