Foto nga VCG

Si një vend fqinj mik i Sri-Lankës, Kina shpreson sinqerisht se të gjithë sektorët në Sri-Lankë do të veprojnë në interesat themelorë të vendit e popullit të saj e do të punojnë së bashku për të realizuar stabilitetin shoqëror, rimëkëmbjen ekonomike dhe përmirësimin e jetesës sa më shpejt të jetë e mundur, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

Duke komentuar në një konferencë të rregullt shtypi për situatën e tanishme në Sri-Lankë, zëdhënësi tha gjithashtu se Kina po ndjek nga afër zhvillimin e gjendjes në Sri-Lankë.

Pas muajsh zhgënjimi të shkaktuar nga një krizë e paprecedentë ekonomike, pallati presidencial në kryeqytetin e Sri-Lankës Kolombo u sulmua të shtunën.

Presidenti srilankas Gotabaya Rajapaksa, i cili njoftoi dorëheqjen disa orë pasi u përzu nga rezidenca e tij, do të japë zyrtarisht dorëheqjen më 13 korrik.

Udhëheqësit politikë të vendit po bëjnë thirrje për formimin e një qeverie gjithëpartiake për ta çuar vendin përpara. (Artan/Fani)