Foto nga VCG

Një rast kolere është regjistruar në qytetin Wuhan të Kinës Qendrore, sipas autoriteteve lokale shëndetësore, njofton “China Daily”.

Pacienti nga Universiteti Wuhan përjetoi diarre, të vjella dhe temperaturë të ulët, dhe pas trajtimit, simptomat u zhdukën, njoftoi CDC e qarkut Wuchang të qytetit.

Autoritetet thanë se vendet përkatëse janë mbyllur dhe dezinfektuar dhe nuk janë gjetur raste shtesë.

Kolera është një sëmundje akute diarreike e shkaktuar nga infeksioni i zorrëve me bakteret Vibrio cholerae. Njerëzit mund të sëmuren kur gëlltisin ushqim ose ujë të kontaminuar me bakteret e kolerës. (Fatosi)