Foto nga VCG

Kopshti i dytë kombëtar Botanik i Kinës u hap të hënën në Guangzhou, provincën Guangdong, pasi i pari i vendit u hap në Pekin në prill, njofton “Xinhua”.

Themelimi i tij u miratua nga Këshilli i Shtetit në qershor.

Me një sipërfaqe totale prej 333 hektarësh ekspozitash dhe kërkimesh shkencore, ky është kopshti botanik subtropikal jugor më i madh në botë, si dhe një nga institucionet më të vjetra të Kinës për kërkime dhe konservim botanik.

Aty ruhen rreth 17.000 lloje bimësh larg habitateve të tyre natyrore, duke përfshirë 643 bimë të rralla dhe të rrezikuara, si dhe 337 lloje bimësh të egra në listat kombëtare të mbrojtjes kryesore.

Deri më tani, 36 lloje bimësh të rralla dhe të rrezikuara, duke përfshirë Camellia azalea, Michelia guangdongensis dhe Dunnia sinensis, janë rikthyer në natyrë falë kopshtit. (Fatosi)