Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Li Zhanshu e ka vënë theksin në restaurimin e mjedisit ekologjik të lumit Jance dhe zbatimin e gjithanshëm e efektiv të Ligjit për Mbrojtjen e Lumit Jance.

Një ishull i vogël në lumin Yangtze në Huanggang, Provinca Hubei, Kinë, 2 korrik 2022. /CFP

Një ishull i vogël në lumin Yangtze në Huanggang, Provinca Hubei, Kinë, 2 korrik 2022. /CFP

Li zhvilloi inspektim lidhur me zbatimin e këtij ligji në provincën Hubei të Kinës Qendrore nga e enjtja e kaluar deri të hënën.

Si ligji i parë i vendit për një pellg lumi të veçantë, Ligji për Mbrojtjen e Lumit Jance u miratua nga Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore në dhjetor 2021 dhe hyri në fuqi më 1 mars të këtij viti.

Ligji përmban kërkesa të reja për mbrojtjen biologjike të Jancesë, trajtimin e ujërave të zeza, kontrollin e përmbytjeve dhe lehtësimin e fatkeqësive, si edhe restaurimin ekologjik. Ai krijon një mekanizëm kombëtar bashkërendues për mbrojtjen, ndalon ndërtimin e impianteve kimike brenda një kilometri nga lumi dhe gjithashtu kufizon nxjerrjen e rërës përgjatë brigjeve të lumit.

Jance, që shtrihet për mbi 6300 km, është lumi më i gjatë në Kinë dhe i treti për nga gjatësia në botë, me biodiversitet dhe burime ujore të pasura në pellgun e tij. Megjithatë, zhvillimi i vrullshëm ekonomik përgjatë lumit ka krijuar probleme të shumta, si peshkimi i tepërt, ndotja e ujit dhe gërryerja e tokës, duke kërcënuar ekologjinë dhe jetën e banorëve përgjatë lumit.

Kryeligjvënësi kinez u bëri thirrje autoriteteve vendore që të zbatojnë plotësisht mendimet e Xi Jinping-ut për mbrojtjen ekologjike dhe të fokusohen në restaurimin dhe mbrojtjen e të gjithë ekosistemit të Jancesë.