Gjiri "Viktoria" i Hong-Kongut/ VCG

Gjiri "Viktoria" i Hong-Kongut/ VCG

Me rastin e 25-vjetorit të kthimit të Hong-Kongut në Kinë, kryeministri i Britanisë Boris Johnson dhe ministrja e Jashtme Liz Truss mbajtën përkatësisht fjalim e deklaratë, duke pretenduar se pala britanike mban “përgjegjësi historike” për banorët e Hong-Kongut sipas “Deklaratës së Përbashkët Kino-Britanike” dhe “nuk do të heqë dorë nga Hong-Kongu” etj.

Kjo shfaqje politike qesharake pasqyron se kolonialistët e dikurshëm nuk dëshirojnë të pranojnë faktin e humbjes së “perandorisë në të cilën dielli nuk perëndon kurrë” dhe ëndërrojnë të ndërhyrjnë në punët e brendshme të Kinës nëpërmjet Hong-Kongut, vuri në dukje Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një koment të tij.

Ata që e njohin historinë e Hong-Kongut janë shumë të qartë se Deklarata e Përbashkët Kino-Britanike, e nënshkruar nga qeveria kineze dhe ajo britanike në dhjetor 1984, synoi zgjidhjen e problemit të kthimit të Hong-Kongut në Kinë dhe përmbajtja e saj thelbësore është riushtrimi i sovranitetit të Kinës në Hong-Kong. Pas kthimit të Hong-Kongut në Kinë më 1 korrik 1997, u përmbushën të gjitha të drejtat dhe detyrimet lidhur me Britaninë të përcaktuara në këtë deklaratë. Qeveria kineze e qeveris Hong-Kongun sipas Kushtetutës së Kinës e Ligjit Themelor të Hong-Kongut dhe jo Deklaratës së Përbashkët Kino-Britanike. Pas kthimit të Hong-Kongut në Kinë, Britania nuk ka më të drejtat e sovranitetit, qeverisjes dhe mbikëqyrjes mbi këtë rajon. Pra, Britania e tanishme s’ka asnjë të drejtë për të ndërhyrë në punët e Hong-Kongut, theksoi CMG-ja.

Flamuri kombëtar i Kinës dhe flamuri i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut me rastin e 25 vjetorit të kthimit të Hong-Kongut në Kinë/ VCG

Flamuri kombëtar i Kinës dhe flamuri i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut me rastin e 25 vjetorit të kthimit të Hong-Kongut në Kinë/ VCG

Dijetari i njohur britanik Martin Jacques vuri në dukje në mënyrë të mprehtë se, pas vitit 1997, Britania nuk e ka respektuar asnjëherë me të vërtetë sovranitetin e Kinës në Hong-Kong. Shumë britanikë ende jetojnë në ëndrrat e së kaluarës dhe nuk mësohen dot me faktin se Britania nuk është më superfuqi.

Koha ecën përpara, ndërsa e ashtuquajtura “perandori në të cilën dielli nuk perëndon kurrë” dhe mjetet e përdorura prej saj për disa shekuj për përçarjen e vendeve të tjera nëpërmjet kolonializmit, kanë mbetur një gjë e së shkuarës. Hong-Kongu i përket Kinës, jo Britanisë, dhe politikanët britanikë duhet të zgjohen sa më parë nga ëndrra e kolonializmit dhe të mendojnë si ta trajtojnë “shkëputjen nga Britania” të Skocisë e Irlandës së Veriut dhe si të mbajnë “përgjegjësi historike” për popullin britanik, e mbyll komentin CMG-ja.