Kina do të krijojë një grup zonash demonstrimi për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale deri në vitin 2025, sipas një njoftimi të publikuar së fundmi nga Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale.

Sipas njoftimit, Kina do të përzgjedhë rreth 20 qytete dhe rajone në mbarë vendin për t'i kthyer në shembuj e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale deri më 2025.

Ndërtimi i zonave demonstruese do të fokusohet në disa objektiva, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes së përgjithshme të të drejtave të pronësisë intelektuale, përmirësimin e legjislacionit rreth mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe forcimin e të gjithë zinxhirit të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale. Po ashtu, do të thellohet reforma e sistemit dhe e mekanizmit të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, do të promovohet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimet lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale në rajon dhe do të ruhet siguria kombëtare e të drejtave të pronësisë intelektuale, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, ndërtimi i zonave demonstruese synon të përmirësojë nivelin ligjor të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të shtojë efikasitetin e shërbimit publik dhe kënaqësinë shoqërore lidhur me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Ai do të rrisë bashkëpunimin dhe konkurrencën ndërkombëtare në të drejtat e pronësisë intelektuale dhe do të nxitë sistemin e të drejtave të pronësisë intelektuale, për të luajtur një rol më të madh në promovimin e risive tekniko-shkencore, ngritjen e nivelit industrial dhe zhvillimin me cilësi të lartë.