VCG

VCG

Vëllimi i transportit rrugor të mallrave në Kinë u ul me 4.6% nga një vit më parë në pesë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Transportit, cituar nga “Xinhua”.

Sipas ministrisë, gjatë kësaj periudhe janë transportuar në rrugë tokësore rreth 14.37 miliardë tonë mallra. Ministria saktësoi gjithashtu se vetëm në muajin maj, vëllimi i transportit rrugor të mallrave në Kinë ishte afër 3.26 miliardë tonë.

Gjatë kësaj periudhe, provinca verilindore kineze Jilin regjistroi një rënie të mprehtë prej 34%.

Ndërsa, në veriperëndim spikat provinca Qinghai, e cila ka shënuar një rritje prej 23.4% në volumin e transportit rrugor në krahasim me një vit më parë. (Elona)