Foto:VCG

Foto:VCG

Kina nisi të dielën anijen kozmike “Shenzhou-14” nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore, duke dërguar tre taikonautë në stacionin hapësinor kinez, që është në ndërtim e sipër, për një mision 6-mujor.

Lëshimi u bë me raketën mbartëse “Long March-2F”, e cila u nis në orën 10:44 të paradites sipas orës së Pekinit.

Tre taikonautët - Chen Dong (komandanti), Liu Yang dhe Cai Xuzhe - do të ndihmojnë në përfundimin e ndërtimit të stacionit hapësinor të Kinës, që ka një strukturë bazë me tre module, të përbërë nga moduli kryesor “Tianhe” dhe modulet laboratorike “Wentian” dhe “Mengtian”.