foto/VCG

foto/VCG

Mashtrimi i ShBA-së për çështjen e Tajvanit është i njohur nga të gjithë dhe përpjekjet e ShBA-së për të frenuar Kinën duke përdorur Tajvanin do të mbeten thjesht dëshirë. Kështu u shpreh të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Wu Qian në përgjigje të deklaratave kontradiktore të Departamentit amerikan të Shtetit për politikën e ShBA-së lidhur me Tajvanin.

Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të minojnë parimin e “Një Kine”, Wu paralajmëroi se çdo veprim i tillë do të dëmtojë vetë ShBA-në.

Zëdhënësi tha se ka vetëm një Kinë në botë dhe Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e Kinës, dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson mbarë Kinën. "Ky është një konsensus universal i bashkësisë ndërkombëtare dhe një normë e pranuar përgjithësisht që rregullon marrëdhëniet ndërkombëtare," tha ai.

Wu vuri në dukje gjithashtu se vizitat e fundit të disa senatorëve amerikanë në Tajvan, ku ata bënë komente provokuese, ishin farsë politike që Kina e kundërshton me vendosmëri.

"Ata që kërkojnë ta bëjnë pjesën kontinentale të Kinës të paguajë një çmim, duhet të përgatiten ta paguajnë vetë çmimin," theksoi Wu.(Artan)