VCG

VCG

Kina ka detajuar masat për të stabilizuar dhe përmirësuar tregtinë e jashtme, në përpjekje për të mbajtur të qëndrueshme ekonominë dhe zinxhirët industrialë dhe të furnizimit.

Sipas një udhëzimi të shpallur të enjten nga Këshilli i Shtetit, kabineti i Kinës, do të përmirësohen shërbimet për ndërmarrjet kryesore të tregtisë së jashtme dhe do të merren masa për të siguruar logjistikë të lirshme për mallrat e tregtisë së jashtme.

Po ashtu, do të forcohet mbështetja fiskale dhe financiare për ndërmarrjet e tregtisë së jashtme, ndërsa do të bëhen përpjekje për të mbështetur tregtinë elektronike ndërkufitare.

Udhëzuesi vë në dukje edhe se duhet të optimizohen ekspozitat në internet për të ndihmuar ndërmarrjet të rritin vëllimin e transaksioneve të tregtisë së jashtme.

Sipas dokumentit, do të promovohet një grup i ri zonash demonstruese për të nxitur importet.