Foto:VCG

Foto:VCG

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi për përdorim urgjent vaksinën anti-Covid “Convidecia”, të zhvilluar nga kompania kineze “CanSino Biologics”, duke e bërë atë vaksinën e tretë kineze pas “Sinopharm” dhe “Sinovac” që është certifikuar nga OBSH-ja, përcjell “Xinhua”.

OBSH bëri të ditur se vlerësimi i “Convidecia” ishte bazuar në rishikimin e të dhënave në lidhje me cilësinë, sigurinë, efikasitetin, planin e menaxhimit të rrezikut, përshtatshmërinë programatike dhe inspektimin e vendit të prodhimit të kryer nga organizata.

Vaksina ka treguar një efikasitet prej 64% kundër sëmundjes simptomatike dhe 92% kundër formës së rëndë të sëmundjes.

“Convidecia” u rishikua gjithashtu nga Grupi Këshillimor Strategjik i Ekspertëve për Imunizimin (Sage), grupi strategjik këshillimor i ekspertëve të OBSH-së për imunizimin, i cili formulon politika dhe rekomandime specifike për përdorimin e vaksinave në popullata. “Sage” rekomandon përdorimin e vaksinës kinez në një dozë të vetme 0.5 mililitra për të gjitha grupmoshat, duke filluar nga 18 vjeç. (Irma)