VCG

VCG

Kapaciteti i instaluar i energjisë së përtëritshme i Kinës pati rritje të shpejtë në katër muajt e parë të këtij viti, teksa po bëhen përpjekje për të arritur objektivat e kulmit dhe asnjanësimit të karbonit.

Në periudhën janar-prill, kapaciteti i energjisë së erës u rrit me 17.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në rreth 340 milionë kilovatë, ndërsa kapaciteti i fermave diellore arriti në 320 milionë kilovatë, 23.6 % më shumë, sipas Administratës Kombëtare të Energjetikës.

Deri në fund të prillit, kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i prodhimit të energjisë në Kinë arriti në rreth 2.41 miliardë kilovatë, duke u rritur me 7.9 %.

Kina ka njoftuar se do të përpiqet të arrijë kulmin e lëshimit të dioksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe asnjanësimin e karbonit brenda 2060-s.

Autoritetet kineze po nxitin zhvillimin e energjisë së përtëritshme për të përmirësuar strukturën energjetike. Sipas një plani veprimi të publikuar vitin e kaluar, Kina synon të rrisë pjesën e konsumit të energjisë jofosile në rreth 25 % deri më 2030.