Foto: gmw.cn

Foto: gmw.cn

Banka Qendrore e Kinës do të emetojë një sërë monedhash përkujtimore që paraqesin kulturën e fatit të mbarë, duke përfshirë dy monedha në formë zemre, njofton “Xinhua”.

Banka Popullore e Kinës njoftoi se shtatë monedhat, tre prej ari dhe katër prej argjendi, do të jenë të disponueshme për shitje më 20 maj, një datë e konsideruar romantike për ngjashmërinë e saj fonetike me "Të dua" në gjuhën kineze.

Në njërën anë do të jenë karakteret kineze Jixiang, që do të thotë “fat të mbarë”, ndërsa në anën tjetër janë zbukuruar me modele tradicionale si drerë, kunguj dhe bozhure, të gjitha simbole të fatit dhe mirëqenies.

Të dy monedhat në formë zemre shfaqin dragonj dhe feniks kinezë në anën e pasme. Monedha e bërë nga 3 gramw ari të pastër ka një vlerë nominale prej 50 juanë (rreth 7.36 dollarë amerikanë) dhe do të emetohen rreth 20.000 copë.

Monedhat prej 30 gramë argjendi të pastër është 10 juanë në prerje dhe emetuar deri në 50.000 njësi.