Foto: VCG

Foto: VCG

Sektori i mobiljeve në Kinë regjistroi një rritje të qëndrueshëm në tremujorin e parë të vitit, tregojnë të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, njofton “Xinhua”.

Të ardhurat e kombinuara operative të prodhuesve kryesorë në këtë sektor ishin 173.54 miliardë juanë (25.56 miliardë dollarë amerikanë), 3.2 për qind më shumë nga viti në vit, sipas ministrisë.

Fitimet totale të këtyre firmave u rritën me 0.4 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në 6.72 miliardë juanë.

Prodhuesit kryesorë të mobilieve janë ato kompani me të ardhura vjetore operative prej të paktën 20 milionë juanë. Vitin e kaluar, sipas të dhënave, këto firma morën 43.37 miliardë juanë fitime, ndërsa të ardhurat e tyre operative arritën në 800.46 miliardë juanë.