Foto:VCG

Foto:VCG

Bashkëpunimi financiar midis shteteve anëtare të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore, Kinës, Japonisë dhe Republikës së Koresë (ASEAN+3) duhet të promovohet për të adresuar sfidat e reja me të cilat përballet ekonomia globale, deklaroi ministri kinez i Financave Liu Kun, citon “Xinhua”.

Liu i bëri komentet ndërsa iu drejtua një video-konference ku morën pjesë ministrat e Financave dhe guvernatorët e Bankave Qendrore nga vendet e ASEAN+3.

Liu tha se Kina do të bashkëpunojë me vendet anëtare në promovimin e inovacionit dhe eksplorimin e fushave të reja të bashkëpunimit financiar rajonal.

Sipas tij, Kina do të vazhdojë të koordinojë efektivisht parandalimin dhe kontrollin e Covid-19 me zhvillimin ekonomik dhe social, të përshpejtojë rregullimin e politikave të saj makro dhe të zbatojë një politikë fiskale proaktive duke përmirësuar efektivitetin e saj.

Në takim u ra dakord për të ruajtur në mënyrë aktive stabilitetin monetar dhe financiar, të sigurojnë qëndrueshmëri fiskale afatgjatë dhe të ruhen në mënyrë efektive kundër rreziqeve dhe përhapjeve negative. (Irma)