Foto:VCG

Foto:VCG

Huatë e reja të Kinës në juanë arritën në 645.4 miliardë (rreth 95.05 miliardë dollarë amerikanë) në prill, bëhet e ditur në raportin e Bankës Qendrore të Kinës, citon “Xinhua”.

M2, një masë e gjerë e ofertës monetare që mbulon paratë në qarkullim dhe të gjitha depozitat, u rrit 10.5 për qind nga viti në vit në 249.97 trilionë juanë në fund të muajit të kaluar, sipas Bankës Popullore të Kinës.

Norma e rritjes së M2 ishte 2.4 pikë përqindjeje më e lartë se viti 2021.

Shuma e papaguar e M1, masë e ngushtë e ofertës monetare që mbulon paratë në qarkullim plus depozitat pa afat, qëndroi në 63.61 trilionë juanë në fund të prillit, 5.1 për qind më shumë nga viti në vit.

Shuma e papaguar e M0, sasia e parave të gatshme në qarkullim, u rrit 11.4 për qind nga një vit më parë në 9.56 trilionë juanë në fund të muajit të kaluar.

Sipas të dhënave, Banka Qendrore injektoi gjithsej 48.5 miliardë juanë para neto në treg. (Irma)