Foto nga VCG

Të premten ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i dërgoi një mesazh urimi Park Jin-it për zgjedhjen si ministër i Jashtëm i Koresë së Jugut.

Wang Yi u shpreh se Kina dhe Koreja e Jugut janë vende fqinje dhe partnere të pandara. Ky vit shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Koresë së Jugut. Gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet kino-jugkoreane janë zhvilluar shpejt dhe bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat ka pasur rezultate të frytshme. Në situatën e re, Kina dëshiron të nxitë së bashku me palën jugkoreane zhvillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit strategjik dhe të partneritetit dypalësh. (Fani/Artan)