Foto nga VCG

Numri i infermierëve të regjistruar në Kinë është rritur me një normë mesatare vjetore prej 8 për qind gjatë 10 viteve të fundit, duke arritur në 5.02 milionë në fund të vitit 2021, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, citon “Xinhua”.

Guo Yanhong, zyrtare e komisionit, në një konferencë shtypi në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, deklaroi se rezulton të jenë 3.56 infermierë për 1000 banorë.

Sipas saj, kompetenca profesionale e infermierëve është përmirësuar, me afro 80 për qind të tyre që kanë diploma të universitetit ose më lart.

Megjithatë, ka ende hapësirë për rritje në fuqinë punëtore të infermierisë, pasi popullsia në rritje të shpejtë në plakje përbën një sfidë serioze për vendin në ofrimin e kujdesit të mjaftueshëm për të moshuarit.

Kina synon të rrisë numrin e infermierëve në 5.5 milionë deri në vitin 2025, që do të thotë 3.8 infermierë të regjistruar për 1000 persona, sipas një plani zhvillimi për infermierinë për periudhën 2021-2025.

Qeveria do të zgjerojë mbulimin e shërbimeve të infermierisë, me një fokus të fortë në përmirësimin e shërbimeve për të moshuarit dhe në komunitete, tha Guo.

Sipas regjistrimit të fundit, deri në vitin 2020, numri i kinezëve të moshës 60 vjeç e lart kishte arritur në 264 milionë, duke përbërë 18.7 për qind të totalit të vendit. (Irma)