VCG

VCG

Një total prej 43.000 tonë ngarkesa importi dhe eksporti u trajtuan në Aeroportin Ndërkombëtar Pudong të Shangait midis 1 dhe 10 majit, 59.3 për qind më shumë se të njëjtën periudhë të prillit, njoftuan të mërkurën autoritetet doganore të aeroportit.

Shifrat tregojnë se aeroporti Pudong, një qendër kryesore globale e aviacionit, po rikthen gradualisht vitalitetin qëkur Shangai zbatoi masa të ashpra kontrolli për të frenuar ringjalljen e fundit të Covid 19 nga fundi i marsit, bën të ditur “Xinhua”.

VCG

VCG

Dogana në aeroport e ka bërë të gjithë procesin e deklarimit pa letra dhe ofron plane të personalizuara zhdoganimi për bizneset në industritë kryesore, si qarqet e integruara, biomjekësia dhe automobilat.