Foto:VCG

Foto:VCG

Autoritetet tatimore kineze u siguruan bizneseve në të gjithë vendin mbështetje të ndryshme për politikat fiskale, ekuivalente me më shumë se 1 trilion juanë (rreth 152.4 miliardë dollarë) nga 1 janari deri më 20 prill, tregojnë shifrat zyrtare, citon “Xinhua”.

Përveç zbritjes së TVSH-së dhe uljes së taksave, kjo paketë politikash përfshin gjithashtu shtyrjen e pagesës së taksave për bizneset e prodhimit të vogël dhe të mesëm, sipas Administratës Shtetërore të Tatimeve.

Sipas administratës, drejtoritë tatimore në të gjithë vendin do të vazhdojnë të sigurojnë zbatimin serioz të këtyre politikave, të thjeshtojnë shërbimet tatimore dhe të zbulojnë në kohën e duhur masat e reja preferenciale.

Rimbursimet dhe shkurtimet e taksave të Kinës pritet të arrijnë në 2500 miliardë juanë në vitin 2022. (Irma)