Foto:VCG

Foto:VCG

Ministria Kineze e Tregtisë ka rritur furnizimin e nevojave bazë për rajonet e prekura nga Covid-19, deklaroi zëdhënësi Gao Feng, gjatë një konference për shtyp, citon “Xinhua”.

Ministria transportoi mallra nga zona të ndryshme në rajonet e prekura në mënyrë që të sigurojë furnizim të vazhdueshëm me nevojat themelore.

Gao tha se 12 nënndarje të nivelit provincial furnizuan Shangain me 27.808 tonë perime, 850 tonë oriz dhe miell, 500 tonë mish dhe vezë, si dhe 6.180 tonë makarona.

Për të ndihmuar zonat që përballen me masa më të rrepta parandaluese Covid-19, ministria ka rritur transportin e produkteve bujqësore nga nënndarjet fqinje në nivel provincial.

Në kuadër të festës së 1 Majit, ministria u ka kërkuar rajoneve lokale që të rrisin më tej furnizimin e nevojave themelore në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e popullsisë gjatë pushimeve, përfundoi Gao. (Irma)