Foto: VCG

Foto: VCG

Lidhur me të dhënat e ekonomisë kineze në tremujorin e parë të këtij viti, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha të martën në një konferencë të rregullt shtypi se Kina ka sistem të plotë industrial, hapësirë të gjerë tregu, shumë përfitime nga Reforma e Hapja dhe aftësi të forta të qeverisjes ekonomike. Sipas tij, Kina mund t'u përgjigjet në mënyrë efektive rreziqeve e sfidave të ndryshme dhe të arrijë zhvillim të qëndrueshëm e të shëndetshëm ekonomik. Kina i dha më shumë energji pozitive rimëkëmbjes së ekonomisë botërore, shtoi zëdhënësi.

"Rrija e PBB-së së Kinës në tremujorin e parë prej 4.8 % u arrit kur bota po hyn në një periudhë të re turbullirash dhe ndryshimesh. Rritja u arrit duke minimizuar ndikimin e epidemisë në zhvillimin ekonomik e shoqëror, me punësim të qëndrueshëm, çmime të qëndrueshme dhe bilanc të qëndrueshëm pagesash. Rritja u arrit edhe në kushtet e ndikimeve nga mjedisi kompleks ndërkombëtar dhe përhapja e epidemisë në shumë krahina të Kinës. Prandaj rritja nuk ishte e lehtë," tha Wang.

Ai vuri në dukje po ashtu se rritja tregon që nuk kanë ndryshuar prirja e rimëkëmbjes së vazhdueshme ekonomike në Kinë, baza pozitive afatgjatë dhe karakteristikat si potenciali i fuqishëm, qëndresa e fortë, energjia e madhe dhe hapësira e gjerë. Kina i ka aftësitë dhe kushtet për përballimin e vështirësive dhe sfidave, duke realizuar zhvillimin e shëndetshëm e të vazhdueshëm ekonomik, tha zëdhënësi i diplomacisë kineze.

Wang vuri në dukje gjithashtu se importi dhe eksporti i mallrave në tremujorin e parë u rrit 10.7% dhe përdorimi i investimeve të huaja u shtua 25.6%. Rritja e tregtisë së jashtme dhe e investimeve të huaja tregon se Kina ka dhënë kontribut për stabilitetin e zinxhirit industrial dhe zinxhirit të furnizimit global dhe për rimëkëmbjen e vazhueshme të ekonomisë botërore, tha ai. (Çang Çuo)