Foto: VCG

Foto: VCG

Shoqata Kineze për Studimin e të Drejtave të Njeriut publikoi të premten një raport, duke ekspozuar racizmin antiaziatik në rritje në Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara ende krenohen duke e quajtur veten si një vend protestant anglosakson i bardhë, thuhet në raport, duke vënë në dukje se aziatiko-amerikanët, afro-amerikanët, hispanikët dhe amerikanët vendas janë subjekt i diskriminimit dhe shkeljeve të formave të ndryshme dhe nuk mund të gëzojnë plotësisht të drejtat e njeriut.

Raporti përbëhet nga tre pjesë: sulmet raciste në rritje gjatë pandemisë së koronavirusit ndaj aziatiko-amerikanëve; racizmi kundër aziatiko-amerikanëve nuk është ndodh vetëm gjatë pandemisë së koronavirusit dhe arsyet e rritjes së ndjenjave antiaziatike gjatë pandemisë së koronavirusit.

Sipas raportit, rritja e ndjenjave antiaziatike ka ardhur prej sulmeve raciste ndaj Kinës të disa politikanëve amerikanë lidhur me koronavirusin; nga efektet e supremacisë së bardhë; etiketimit "pakicë model" të aziatiko-amerikanëve; antagonizmit midis aziatiko-amerikanëve dhe pakicave të tjera etnike në ShBA dhe disa veprimeve të politikanëve amerikanë që minojnë seriozisht marrëdhëniet kino-amerikane.

Mund të nxirret si përfundim që, në epokën pas pandemisë, edhe nëse racizmi antiaziatik mund të ulet, sulmet raciste kundër kinezo-amerikanëve do të vazhdojnë të rriten nën ndikimin e manipulimit politik kundër Kinës nga politikanët amerikanë, thotë raporti, duke bërë thirrje për vëmendjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje.