Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Autoritetet kineze janë zotuar ta kthejnë provincën ishullore jugore të Hainan-it në një port të tregtisë së lirë me ndikim global dhe ta bëjnë atë një shembull të Reformës dhe Hapjes së vendit në epokën e re.

Roli i veçantë i Hainan-it për Reformën dhe Hapjen e Kinës u vu në fokus ndërsa presidenti Xi Jinping inspektoi ishullin nga e diela deri të mërkurën.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Xi inspektoi të martën zonën e zhvillimit ekonomik Yangpu në qytetin Danzhou, ku u njoh me zhvillimin e kësaj zon dhe ndërtimin e portit të tregtisë së lirë me karakteristika kineze.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Duke e përshkruar Yangpu-në si një zonë pilot dhe demonstrimi të Portit të Tregtisë së Lirë të Hainan-it, ai bëri thirrje për risi të guximshme në ndërtimin e zonës dhe për përpjekje për t'i shërbyer më mirë nismës "Një brez, një rrugë".

Kreu i shtetit i Kinës vizitoi të mërkurën një ekspozitë rreth arritjeve të Hainan-it në thellimin e Reformës dhe Hapjes dhe ndërtimin e portit të tregtisë së lirë.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Ai mori pjesë në një mbledhje me zyrtarë të lartë të provincës në fund të turit të inspektimit, duke bërë thirrje për ta kthyer Portin e Tregtisë së Lirë të Hainan-it në një "kartëvizitë elegante" të Kinës.

Hainan-i duhet t'i përqendrojë përpjekjet në zhvillimin e turizmit, shërbimet moderne, industritë e teknologjisë së lartë e bujqësinë tropikale dhe të përshpejtojë ndërtimin e një sistemi industrial modern, tha Xi Jinping-u.

Ai bëri thirrje për ndreqjen e të metave në sistemet e mekanizmat dhe thellimin e hapjes në më shumë fusha.

Kjo ishte vizita e parë e inspektimit e presidentit kinez në këtë provincë që nga prilli 2018, kur ai mori pjesë në një ceremoni kremtuese për 30-vjetorin e themelimit të provincës Hainan dhe Zonës së Posaçme Ekonomike të Hainan-it. Asokohe Xi njoftoi planet për të ndërtuar një zonë pilot të tregtisë së lirë që mbulon të gjithë ishullin dhe për të eksploruar krijimin e një porti të tregtisë së lirë me karakteristika kineze.