Foto: VCG

Foto: VCG

Edicioni i 131-të i eventit tradicional “China Import and Export Fair”, i njohur gjithashtu si Panairi i Kantonit, do të mbahet online nga data 15 deri më 24 prill për shkak të pandemisë Covid-19. Njoftimi u bë nga Ministria kineze e Tregtisë, citon “Xinhua”.

I organizuar që nga viti 1957, panairi mbahet dy herë në vit në qytetin jugor kinez të Guangzhou, i njohur gjithashtu si Kantoni, me qëllim lehtësimin e tregtisë globale.

Në vjeshtën e vitit të kaluar, për herë të parë, evenimenti u mbajt si online ashtu edhe me prani fizike.

Sesioni 10-ditor i pranverës përfshin ekspozita në internet, takime të tregut “matchmaking” dhe tregtinë elektronike ndërkufitare, duke u ofruar më shumë se 25.000 ekspozuesve vendas dhe të huaj një sërë shërbimesh online si vitrina, tregtia dhe prezantimet e produkteve.

Panairi do të presë gjithashtu një sektor specifik ku do të ekspozohen produkte nga zonat dikur të varfra, për të treguar ecurinë e rivitalizimit rural. (Irma)