Foto: VCG

Foto: VCG

Kina është kryeterja e radhës e BRICS-it këtë vit dhe do të organizojë samitin e 14-të të liderëve të kësaj organizate. Të premten u zhvillua me anë të videos mbledhja e parë e ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të BRICS-it për këtë vit. Mbledhja, me temë "Ndërtimi i partneriteteve me cilësi të lartë, krijimi i epokës të re të zhvillimit global", diskutoi situatën makroekonomike dhe bashkërendimin e politikave, investimet infrastrukturore etj. Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për rezultatet e pritshme të bashkëpunimit financiar të BRICS-it sivjet.

Ministri kinez i Financave Liu Kun tha në këtë mbledhje se në vitin 2022, Kina do të vazhdojë me të gjitha palët të promovojë në mënyrë aktive bashkëpunimin financiar të vendeve të BRICS-it për të arritur rezultate pragmatike dhe të balancuara, duke përgatitur politikat e rezultatet financiare për samitin e 14-të të liderëve të vendeve të BRICS-it.

Përfaqësuesit pjesëmarrës vlerësuan rolin udhëheqës të Kinës si vend kryetar i radhës dhe mirëpritën propozimet e palës kineze për të forcuar bashkërendimin e politikave dhe thellimin e bashkëpunimit pragmatik financiar midis vendeve të BRICS-it. Pjesëmarrësit gjithashtu paraqitën përvojën e politikave të vendeve të tyre dhe praktikat e suksesshme në fushat përkatëse. Njëkohësisht, ata dhanë mendime dhe sugjerime konstruktive për arritjet e bashkëpunimit financiar të BRICS-it për sivjet. Të gjitha palët shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur Kinën në organizimin me sukses të serisë së takimeve të vendeve të BRICS-it në vitin 2022 dhe për të dhënë kontribut pozitiv për samitin e 14-të të liderëve të vendeve të BRICS-it. (Çang Çuo)