Foto nga VCG

Vëllimi i transportit hekurudhor të Kinës, një tregues kryesor i aktivitetit ekonomik, u rrit me 2.8% nga viti në vit në tremujorin e parë të 2022, bëri të ditur “China State Railway Group Co. Ltd.”, citon “Xinhua”.

Sipas kompanisë, një total prej 948 milionë tonë mallrash u transportuan përgjatë hekurudhave të Kinës në periudhën raportuese, 25.87 milionë tonë më shumë se në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Duke vënë në dukje kërkesën e fortë për mallra hekurudhore në tremujorin e parë të 2022-shit, një zyrtar i “China State Railway Group” tha se hekurudhat e Kinës kanë forcuar mbështetjen për transportin e furnizimeve anti-Covid, lëndëve të para dhe produkteve industriale, materialeve bujqësore dhe qymyrit. Në periudhën e analizuar janë transportuar 43.79 milionë tonë fara dhe materiale bujqësore, me një rritje prej 8.8% krahasuar me një vit më parë. Vëllimi i qymyrit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike i transportuar me hekurudhë ka arritur në 350 milionë tonë, një rritje prej 6.5% me bazë vjetore dhe duke siguruar ruajtjen e kësaj lënde të parë në 363 termocentrale për 21.7 ditë.

Transporti hekurudhor përmes Korridorit të Ri Ndërkombëtar të Tregtisë Tokësore-Detare u rrit 56.5%, duke arritur në 170.000 kontejnerë, ndërsa hekurudha Kinë-Laos transportoi 260.000 tonë mallra për import dhe eksport.