Foto nga VCG

Industria kineze e softuerit raportoi rritje të fuqishme në dy muajt e parë të vitit me të ardhura dyshifrore, bëri të ditur Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.

Sipas shifrave zyrtare, të ardhurat e sektorit u rritën me 11.6% nga viti në vit në 1.180 miliardë juanë (rreth 185.8 miliardë dollarë), 8 pikë përqindje më të larta se norma mesatare e rritjes për të njëjtën periudhë të dy viteve të fundit.

Fitimet totale të kësaj industrie ishin 133.2 miliardë juanë në periudhën janar-shkurt, me një rënie prej 7.6% krahasuar me një vit më parë.

Në ndarje, të ardhurat e kombinuara të shërbimeve të IT-së arritën në 770.3 miliardë juanë, 13.1% më shumë nga viti në vit dhe përbëjnë 65.3% të totalit të industrisë.

Ndër këto të fundit, të ardhurat nga shërbimet teknike të platformave të tregtisë elektronike janë rritur me 24.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa ato të shërbimeve industriale të platformave të internetit janë rritur me 16.6% me bazë vjetore.