Foto:VCG

Foto:VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian tha të mërkurën që synimi përfundimtar i shtimit të bashkëpunimit të ShBA-së, Britanisë dhe Australisë në kuadër të AUKUS-it është që të krijohet “NATO-ja e Azi-Paqësorit”.

Zhao i tha këto në një konferencë për shtypin në përgjigje ndaj vendimit të ShBA-së, Britanisë dhe Australisë për të prodhuar bashkërisht raketa hipersonike me aftësi bërthamore.

Sipas zëdhënësit, një gjë e tillë jo vetëm që do të rrisë rrezikun e përhapjes bërthamore dhe do të destabilizojë sistemin global të mospërhapjes, por gjithashtu do të intensifikojë garën e armatimeve në Azi-Paqësor dhe do të dëmtojë paqen e qëndrueshmërinë në rajon.

Vendet e Azi-Paqësorit duhet të jenë shumë vigjilente ndaj këtij vendimi, shtoi ai.