Foto:VCG

Foto:VCG

Kina ka shprehur kundërshtimin e saj të vendosur ndaj miratimit nga ShBA-ja të një marrëveshjeje armësh me provincën e Tajvanit me vlerë 95 milionë dollarë, duke u zotuar të marrë masa të forta e të vendosura për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin dhe interesat e saj të sigurisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian u shpreh të mërkurën se shitja e armëve cenon rëndë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës, dëmton marrëdhëniet kino-amerikane dhe rrezikon paqen e qëndrueshmërinë në ngushticën e Tajvanit.

Ai i kërkoi ShBA-së që të zbatojë pa luhatje parimin e “Një Kine” dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane dhe të ndalojë shitjen e armëve dhe shkëmbimet ushtarake me Tajvanin.