Foto: VCG

Foto: VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe presidenti i Armenisë Vahagn Khachaturyan shkëmbyen të mërkurën mesazhe urimi me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Xi Jinping-u vuri në dukje që Kina dhe Armenia janë partnere bashkëpunimi me miqësi tradicionale. Gjatë 30 vjetëve, të dy vendet kanë ruajtur prirjen e mirë dhe të shëndetshme të marrëdhënieve mes tyre. Të dyja palët kanë thelluar besimin e ndërsjellë politik dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme ka bërë përparime konkrete. Pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, të dy popujt kanë bashkëpunuar në luftën antiepidemike, duke treguar miqësinë e thellë mes tyre.

“Unë u kushtoj rëndësi të madhe marrëdhënieve Kinë-Armeni dhe jam i gatshëm të përpiqem me presidentin Khachaturyan që, me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të nxisim arritjen e më shumë fryteve në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, në të mirë të të dy vendeve dhe popujve,” theksoi Xi.

Nga ana e tij, presidenti Khachaturyan u shpreh që bashkëpunimi mes Armenisë dhe Kinës në fusha të ndryshme ka qenë i frytshëm. Armenia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit dhe përparimit të Kinës dhe rolit të saj në arenën ndërkombëtare.

“Jam i gatshëm të përpiqem bashkë me presidentin Xi, për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të bashkëpunimit miqësor dhe për të krijuar përfitime për dy popujt,” tha Khachaturyan.