Foto nga VCG

Të martën, presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër urimi Aleksander Vuçiçit për rizgjedhjen si president i Serbisë.

Në letrën e urimit, Xi Jinping-u vuri në dukje se vitet e fundit, marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Kinës e Serbisë kanë ruajtur prirjen e mirë të zhvillimit. Dy vendet kanë besim të fortë politik, ndërsa bashkëpunimi dypalësh ka qenë i frytshëm. Kina dhe Serbia e respektojnë njëra-tjetrën dhe bashkëpunojnë për mbrojtjen e drejtësisë ndërkombëtare. Kina është e gatshme të forcojë më tej kontaktet strategjike ndërmjet dy vendeve dhe të thellojë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, për të çuar përpara pandërprerë marrëdhëniet dypalëshe dhe për t'u sjellë të dy popujve përfitime, u shpreh kreu i shtetit i Kinës në letrën e urimit për homologun e vet serb. (Fani/Artan)