Foto nga VCG

Dërgesat e pajisjeve të automatizimit në shtëpi në Kinë kanë parë një rritje të qëndrueshme në bazë vjetore gjatë 2021-shit, bëhet e ditur në një raport të firmës globale “International Data Corporation” (IDC), citon “Xinhua”.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe, prodhuesit e pajisjeve inteligjente shtëpiake në Kinë dërguan mbi 220 milionë njësi, me një rritje prej 9.2% në bazë vjetore.

Të dhënat tregojnë se në tremujorin e katërt të 2021-shit, Kina dërgoi afërsisht 63.4 milionë pajisje të automatizimit me një rritje prej 4.1% në bazë vjetore.

Kompania gjithashtu parashikoi që dërgesat e pajisjeve inteligjente shtëpiake në Kinë do të rriten me 17.1% në mbi 260 milionë njësi këtë vit.

“IDC”, themeluar në vitin 1964, është një ofrues global i shërbimeve të “market intelligence”, këshillimit dhe eventeve në tregjet e teknologjisë së informacionit, telekomunikacionit dhe teknologjisë së konsumit.