Foto nga VCG

Shitjet e biletave të lotarisë në Kinë arritën në 22.48 miliardë juanë (rreth 3.54 miliardë dollarë) në shkurt, duke shënuar një rritje me 18.6% nga viti në vit, bëhet e ditur nga të dhënat e Ministrisë së Financave, cituar nga “Xinhua”.

Sipas ministrisë, shitjet e biletave të lotarisë në mbështetje të sistemit të mirëqenies arritën në 9.38 miliardë juanë në shkurt, 19.7% më shumë se një vit më parë, ndërsa ato në mbështetje të industrisë së sportit arritën në 13.1 miliardë juanë, 17.9% më shumë në bazë vjetore.

Sipas rregullave të menaxhimit të lotarisë kineze, fondet e mbledhura nga shitja e biletave përdoren për shpenzime administrative, projekte të mirëqenies publike dhe për të shpërblyer fituesit.