Foto nga VCG

Kina ka shpallur një plan pesëvjeçar, (2021-2025), në lidhje me zhvillimin e teknologjive të energjisë në mënyrë që të promovojë rritjen e gjelbër dhe transformimin digjital të sektorit, bëri të ditur Administrata Kombëtare e Energjisë, citon “Xinhua”.

Vendi do të fokusohet në zhvillimin e teknologjive të reja me synimin për të ofruar një furnizim më efikas, ekonomik dhe të besueshëm të energjive të rinovueshme, si era, dielli, biomasa dhe energjia gjeotermale, thuhet në planin e publikuar së bashku nga Administrata Kombëtare e Energjisë dhe Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë.

Sipas planit, priten përparime teknologjike në prodhimin dhe përdorimin e energjisë së hidrogjenit, do të krijohet një sistem i ri i rrjetit të energjisë elektrike që do të përmbajë burime të rinovueshme të energjisë dhe synohet optimizimi i ruajtjes së energjisë.

Plani kërkon gjithashtu risi për t'i bërë energjitë bërthamore dhe fosile më efikase.

Sipas planit, Kina do të testojë sistemet inteligjente të energjisë në rajon dhe do të aplikojë teknologji digjitale dhe inteligjente në sektorët tradicionalë të energjisë, si minierat e qymyrit dhe prodhimi i benzinës.