Foto nga VCG

Prodhuesi kinez i makinave “BYD” njoftoi se që nga marsi ka ndaluar prodhimin e automjeteve tradicionale me benzinë . Kompania bëri të ditur se në vazhdim, puna do të përqendrohet tek automjetet elektrike dhe hibride elektrike, raporton “Xinhua”.

“BYD” njoftoi se do të vazhdojë t'u ofrojë klientëve ekzistues që posedojnë automjete tradicionale me benzinë shërbime më të mira dhe mbështetje më të mirë pas shitjes, si dhe furnizim me pjesë këmbimi për të gjithë ciklin e jetës së automjeteve.

Shifrat e fundit tregojnë se në mars “BYD” shiti 104.338 makina, duke përfshirë 50.674 modele hibride “plug-in” dhe 53.664 modele elektrike të pastra, ndërsa nuk kishte asnjë shitje të modeleve tradicionale me benzinë.