Foto nga VCG

Shangai përfundoi të hënën mbledhjen bazë të mostrave për testimin e acidit nukleik nga mbi 24 milionë banorët e tij, në përpjekjen më të fundit të qytetit për të ndërprerë transmetimin e virusit në komunitet.

"Me bashkëpunimin aktiv të banorëve, qyteti përfundoi raundin e fundit të punës së marrjes së mostrave të acidit nukleik më 4 prill", -njoftoi përmes një deklarate zyra e grupit drejtues komunal të Shangait për parandalimin dhe kontrollin e Covid-19, bën të ditur “Xinhua”.

Shangai kreu testin e acidit nukleik në mbarë qytetin të hënën pas një testimi masiv të antigjenit të dielën. Qyteti është vendosur nën menaxhim të përkohshëm të mbyllur pasi u regjistruan infeksione në rritje Covid 19 ditët e fundit.

Puna e mëtejshme, duke përfshirë testimin, kontrollet e shumta, transportimin e rasteve pozitive dhe analizën dhe vlerësimin e situatës së Covid 19, do të kryhet në mënyrë të rregullt, thuhet në deklaratë.

Pasi të ketë përfunduar e gjithë puna, masat e kontrollit vijues do të lëshohen bazuar në rregulloret përkatëse kombëtare dhe rezultatet e ekzaminimit masiv.