Pak ditë më parë, Franklin C. Spinney, i cili ka qenë angazhuar për një kohë të gjatë me punë analitike në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes së ShBA-së, tha se për shpërthimin e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë duhet të jetë përgjegjës kompleksi ushtarako-industrial amerikan, që do të përfitojë për një periudhë afatmesme dhe afatgjatë, por do t’i sjellë trauma të mëdha ekonomisë amerikane.

I ashtuquajturi kompleks ushtarako-industrial është një grup interesi i formuar nga ushtria, kompanitë ushtarako-industriale dhe Kongresi amerikan, që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Spinney u shpreh se kompleksi ushtarako-industrial amerikan e ka përdorur konfliktin ruso-ukrainas për të zmadhuar frikën ndaj Rusisë, në mënyrë që të krijonte një justifikim për një raund të ri të shpenzimeve për armatimin, për të përfituar në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Ai mendon se natyra e kompleksit ushtarako-industrial të ShBA-së bën që ky kompleks të jetë gjithmonë i motivuar për të gjetur armiq të rinj në mbarë botën. Kjo është e vetmja arsye logjike që ShBA-ja shkeli premtimin e NATO-s për të mos u zgjeruar drejt Lindjes dhe shpërfilli shqetësimet e ligjshme të sigurisë të Rusisë.

Sipas Spinney-it, ndikimi i madh i kompleksit ushtarak-industrial e pengon ShBA-në të formulojë politika që ruajnë paqen botërore. Ai paralajmëroi se ndërtimi agresiv i kompleksit ushtarak-industrial vetëm sa do të rrisë tensionet dhe nuk do të kontribuojë në paqen dhe sigurinë botërore. (Fang Xiaoyu/Artan)